Zjarri i Arsenalit

Bhu edhe ti Antar nse je
Gunner i Zjarrt

Home

 

view:  full / summary

Arsenali n? k?rkim t? nj? mbrojt?si

Posted by Zjarri-Arsenalit on January 11, 2011 at 10:20 PM Comments comments (0)

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se është duke punuar që të angazhojë një qendërmbrojtës, si pasojë e lëndimit të sërishëm të Thomas Vermaelen.

“Vermaelen u lëndua serish të shtunën, prandaj jemi të shqetësuar. Jemi duke u konsultuar me top-specialist rreth e rrotull botës. Sot ai ka sërish ekzaminime. Më shumë do të dimë të mërkurën”.

“Fatkeqësisht nuk mund të flas për datën e saktë të kthimit të tij. Por më duhet të pranoj se me lëndimin e ri të Thomas, ne gjendemi në një situatë ku duhet të kërkojmë mbrojtës të ri”, ka deklaruar Wenger për televizionin e Arsenalit. /by kLa/

Wenger: Kam fonde t? blej n? janar

Posted by Zjarri-Arsenalit on October 22, 2010 at 7:59 AM Comments comments (0)

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai ka fonde të mëdha për të blerë në afatin kalimtar të janarit.

 

Derisa disa rivalë kanë harxhuar para të majme në lojtarë në sezonet e fundit, Arsenali ka vendosur t’u japë hapësirë në ekipin e parë të rinjve si Jack Wilshere. Nëse dikush vjen, francezi thotë se ata duhet t’i përshtaten modelit të Arsenalit.

“Ne kemi ende resurse të hapura për të sjellë një ose dy lojtarë nëse kemi nevojë në janar. Por keni parë kur shikoni në klube të tjera se gjithkund ka një brishtësi dhe ata janë në një situatë ku lojtarët duan të jenë në një nivel të lartë”.

“Ne kemi pasur disa lojtarë që janë larguar gjatë verës dhe kemi vendosur t’u japim sigurinë lojtarëve të rinj në klub. Pse? Sepse ata kanë një kulturë të veçantë të lojës dhe mund të integrohen shumë shpejt”, ka thënë Wenger. /by kLa/

IFFHS: Wenger, m? i miri n? rruzull

Posted by Zjarri-Arsenalit on October 21, 2010 at 6:02 PM Comments comments (0)

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është emëruar si trajneri më i mirë në botë për dekadën e kaluar (2001-2010), sipas një studimi të Institutit për Histori të Futbollit dhe Statistika (IFFHS).

Në pozitën e dytë gjendet legjendari i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ndërsa vetëm në pozitën e tretë është radhitur një prej strategëve më të respektuar.

Pesëshen e parë e mbyllin Guus Hiddink dhe përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello.

 

Top 10 e trajnerëve më të mirë të dekadës:

 

1. Arsene Wenger 142 pikë

2. Sir Alexander Ferguson 133

3. Jose Mourinho 115

4. Guus Hiddink 112

5. Fabio Capello 106

6. Luiz Felipe Scolari 101

7. Rafael Benitez 97

8. Carlo Ancelotti 92

9. Marcello Lippi 88

10. Marcelo Alberto Bielsa 86

Menaxheri me i mir ne Bote

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, Foto: Getty Images

Chamakh: Arsenali mund ta fitoj? titullin:

Posted by Zjarri-Arsenalit on October 18, 2010 at 10:46 AM Comments comments (1)

Pas fitores ndaj Birmingham City, sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh thotë se Topçinjtë mund ta fitojnë titullin.

“Është shumë më shumë se sa kam pritur unë – i kam dhënë vetes ca kohë t’i adaptohem futbollit anglez dhe këtë herë duket se shkon më shpejt. Pesë gola në 11 ndeshje, përfundimisht është më shumë se sa kam menduar”, ka thënë Chamakh.

Kjo ishte fitorja e parë e Arsenalit në katër ndeshjet e fundit, por sulmuesi mendon se ata ende mbeten konkurrent për titull.

“Ne mund t’ia dalim. Kur e shihni mënyrën se si luajmë dhe ekipin që kemi, kjo nuk është problem. Po thuajse çdo ndeshje duhet të fitohet, nuk ka vend për gabime të tjera tash”, ka thënë marokeni. /by kLa/

 Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh (Foto: AP)


Rss_feed

Arsene Wenger

Menaxheri me i fort i dekades

Zjarri Gunner Arsenal

Recent Videos

45 views - 0 comments

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images